Lamtumirë Garcia! Napoli ka gati trajnerin e ri
Humbja e Napolit 0-1 në “Maradona” përballë Empolit rezultoi fatale për trajnerin Rudi Garcia.
Presidenti i klubit De Laurentis ka vendosur të shkarkoj francezin nga drejtimi i skuadrës, një vendim i cili ka kënaqur një pjesë të madhe të tifozëve por edhe të lojtarëve duke parë dhe rezultatet negative në këtë fillim të sezonit.
Gjatë kohëve të fundit ishin të shumtë emrat që mendohej se mund të merrnin drejtimin e të kaltërve por duket se presidenti De Laurentis ka vendosur tashmë.
Igor Tudor është një hap larg pankinës së klubit kampion të Italisë.
Pas një takimi me Aurelio de Laurentis palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 1 vjeçare, me të drejtë rinovimi dhe për sezonin e ardhshëm, kjo në bazë të rezultateve.
Alternativat e mundshme, nëse marrëveshja dështon në mënyrë të paparashikueshme, do të ishin Walter Mazzarri dhe Fabio Cannavaro.