Sat, Nov 23, 2024

Marrëveshja për emigrantët, ironizon Rama: Do vijnë afrikanët këtu dhe…

  • PublishedNovember 14, 2023

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku foli për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Rama u ndal te përhapja e lajmeve, të cilat i quajti të tmerrshme, ndërsa i ironizoi ato.

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’.

Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve.

Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare.

Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja,” u shpreh Rama.

AlbaniaWeb.net