Pas Dritan Rexhepit arrestohet një tjetër bos shqiptar në Kolumbi
DEA amerikane dhe autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një të shumëkërkuar shqiptar, i cili bashkë me trafikantë të tjerë do të dërgohen drejt SHBA-së, sipas mediave latine.
Klodian Zaimi
Mes të arrestuarve është Klodian Zaimi, i njohur si “El Gringo”, i cili kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për t’i pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.
Sipas autoriteteve kolumbiane, arrestimet u kryen pas tre operacioneve në Bogotá, Valle del Cauca, Nariño dhe Putumayo. Këta persona ishin në kërkim për veprat penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe komplotit për kryerjen e një krimi.