Sun, Nov 24, 2024

Rama shkon për të takuar kombëtaren: Erdha vetëm që t’ju shoh

  • PublishedNovember 14, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mysafir special i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e së hënës. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueste e “Euro 2024”. Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian.

Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën.

Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama në bisedën që pati me futbollistët dhe stafin e Kombëtares.

Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani gati t’i bashkohet grupit

AlbaniaWeb.net