Sat, Nov 23, 2024

“Shtohen klientët për bizneset e zonës”, marrëveshja me Italinë, Rama: Ja pse u zgjodh Lezha

  • PublishedNovember 14, 2023

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Repolitix” ka treguar se përse është zgjedhur Lezha si qyteti për të strehuar përkohësisht klandestinët në bazë të marrëveshjes për emigrantët me Italinë.

Rama tha se Gjadri është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm për qendrën e emigrantëve për shkak të terrenit.

Sipas Ramës e vetmja gjë që do të ndikojë në zonë është se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen, do shërbehen dhe kjo do t’i shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime.

“Kur është vendosur vendi nuk është vendosur arbitrarisht por janë studiuar disa opsione. Është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit.

Është një operacion që për sa na takon së pari Shqipëria ofron hapësirën por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejt e menaxhon të gjithën Italia. Edhe fondet janë të Italisë.

E vetmja gjë që do impaktojë zonën është se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen do shërbehen dhe kjo do t’i shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime. Të gjitha aspektet e tjera s’do kenë asnjë mundësi të impaktojnë sigurinë, qetësinë…”, tha Rama.

AlbaniaWeb.net