“Tërmet” i ri për Putin, 5 miliardë euro sanksione Rusisë
Kundër Rusisë mund të miratohet këtë javë paketa e 12-të e sanksioneve.
Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Joep Borrell.
Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat që Rusia po merr.
“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime” tha Borrell.
Nga ajo çfarë raportohet në mediat e huaja, propozimet e paketës së 12-të të sanksioneve të BE-së përfshijnë kufizime në tregtinë e mallrave me vlerë rreth 5 miliardë euro.
Paketa e re mund të përfshijë më shumë se 100 persona fizikë dhe 40 persona juridikë