VIDEO/ Tërmeti dhe vullkani çajnë rrugët
Islanda jugore vazhdon të jetë në terrorin dhe ankthin e një shpërthimi vullkanik. Rreth 900 lëkundje janë ndjerë dje duke i shtuar qindra të tjerë të që kanë goditur rajonin javët e fundit.
4000 njerëz u evakuuan gjatë fundjavës. Autoritetet frikësohen nga përhapja e magmës e cila mund të godasë qytetin bregdetar dhe një stacion energjie gjeotermale.
Banorët e qytetit Grindavik janë larguar të hënën pasi rrugët u plasaritën dhe ndërtesat u dëmtuan.
Pothuajse të gjithë 3,800 banorët e qytetit janë akomoduar në shtëpitë e të afërmve ose miqve dhe vetëm 50-70 njerëz tani janë duke qëndruar në qendrat e pritjes, sipas një zyrtari të shërbimeve të urgjencës.