Sat, Nov 23, 2024

Gjykata letër Kuvendit: Njoftoni Berishën, duam të marrim në pyetje

  • PublishedNovember 15, 2023

Zbardhet teksti i dokumentit që Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Kuvendit ku i kërkon njoftimin e Sali Berishës për marrjen në pyetje. Shkresa mban datën 10 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit, ndryshe nga rasti i parë kur nga selia dhe shtëpia ish-kryeministri e ktheu mbrapsht me shënimin “refuzuar”.

Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.

Deri tani Sali Berisha ka refuzuar që të paraqitet në gjykatë si për t’u njohur me masat e sigurisë, por edhe me detyrimin për t’u paraqitur përpara OPGJ-së cdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit për hetimet për kompleksin “Partizani” ku akuzohet për korrupsion.

Dhëndri i tij është në burg, ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është në detyrim paraqitje. Sali Berisha kërkon që më parë t’i hiqet imuniteti dhe më pas të paraqitet përpara drejtësisë. Ndërkohë që vendimin e shkallës së parë për dy masat në mënyrë indirekte e ka njohur, pasi e ka apeluar.

AlbaniaWeb.net