Kombëtarja drejt “Euro2024”/ Sylvinho: Çunat japin shpirtin në fushë
Shqipëria po bëhet gati për dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Na duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar në “Euro2024”. UEFA i ka kushtuar një artikull arkitektit të kuqezinjve, brazilianit, Sylvinho. Trajneri i kombëtares ka rrëfyer “çelësin” e suksesit.
“Lojtarët duhet ta shijojnë futbollin me kombëtaren e tyre. Kjo është mënyra si punohet për të nxjerrë diçka në dritë. Bëhet fjalë për zemrën e shpirtin e njerëzve në të gjithë vendin dhe kjo është shumë e veçantë, si për lojtarët, ashtu dhe për trajnerin.
Duhet të kesh shumë përgjegjësi, të luash me zemër dhe shpirt, sepse përfaqëson një shtet të tërë. Njerëzit që vijnë në stadium e dashurojnë ta shohin ekipin. Unë besoj gjithnjë të lojtarët” shprehet ai.