Kujt i përket koka e gjetur në Sarandë? Familja e shokut të “Koçoles” shkon në Xarrë
Ditën e djeshme në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje trupore, koka e një njeriu Policia raportoi se shkoi në vendngjarje dhe se po punon për të identifikuar se kujt i përket.
Euronews shkruan se dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit.
Po ashtu mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit. Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë.
Kujt i përkasin pjesët e trupit që u gjetën në Sarandë? Vjen njoftimi i parë i policisë