Sat, Nov 23, 2024

“Ndryshimet ligjore të Saliut sollën kullat”! Berisha i përgjigjet Ramës-LIVE

  • PublishedNovember 15, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur Edi Ramës i cili reagoi mbrëmë për herë të parë për hetimet për kompleksin “Partizani” që u privatizua dhe që gjykata arrestoi dhëndrin e Sali Berishës dhe vendosi dy masa sigurie për liderin e opozitës.

Akuzave të Sali Berishës se “destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës“, kryeministri iu përgjigj mbrëmë në “Repolitix” duke deklaruar se destinacioni i klubit është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha.

Me firmën e tij, Rama tha se leja është dhënë vetëm për disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore nga Sali Berisha u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave. Sali Berisha kundërshton këtë version duke deklaruar se ndryshimi i ligjeve nuk i ndryshonte destinacionin truallit dhe se këtë gjë e bëri Edi Rama.

Neni 31 para dhe pas ndryshimit. Neni 31/2 para ndryshimit- “objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Neni 31/2 pas ndryshimit- “objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni” lexoi Sali Berisha.

AlbaniaWeb.net