Sun, Nov 17, 2024

Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

  • PublishedNovember 16, 2023

Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi të enjten me 25 vota gjyqtarin si zëvendëskryetar të kësaj gjykate. Në një njoftim për mediat Gjykata e Lartë bëri me dije se Panda kaloi procesin e verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe më pas u votua nga kolegët gjyqtar dhe nga ndihmës magjistratët.

“Në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmës magjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, Z. Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftim.

Një muaj më herët u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë. Me zgjedhjen e drejtuesve, Gjykata e Lartë është kthyer në funksionalitet të plotë pas disa vitesh vakancash të shkaktuara nga dorëheqjet dhe shkarkimet nga vetingu.