Inter gati për goditjen e merkatos, një argjentinas për mbrojtjen
Inter po kryeson kampionatin italian, në champions kanë siguruar kualifikimin, tani vëmendja kalon tek merkatoja.
Dario Vaçin, krahu i djathë i Ausilios, mori pjesë në finalen e “Copa Libertadores” midis Fluminenses dhe Boca Juniors, sfidë në të cilën ka spikatur Nicolas Valentinin.
Mbrojtësi i lindur në 2001-shin ka si sponsor Valter Samuel që ka kontaktuar zikaltrit për t’i vendosur në dijeni të talentit.
Argjentinasi që luan me Boca Juniors vlerësohet me 6-7 milionë euro dhe është në shënjestrën e klubeve spanjolle dhe angleze.
Nga klubi zikaltër qendërmbrojtësi shihet si një investim për të ardhmen gjithashtu lojtari përshtatet mjaft mirë në mbrojtjen me tre, që është dhe skema e preferuar e trajnerit Inzaghi.