Po merrte pjesë në aktivitet, ndahet nga jeta ish-futbollisti i “Skënderbut”
Ish-futbollisti i klubit “Skënderbeu”, Veteran Topçiu ka humbur jetën, në moshën 80-vjeçare, pas një arresti kardiak të pësuar pasditen e sotme.
Topçiu ishte në takimin “Fjalën e ke ti”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, teksa dhe duke diskutuar në mes të sallës ish-futbollisti ka humbur ndjenjat.
Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, ai ndërroi jetë.
I ndjeri ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare.