Shtyhet gjyqi! SPAK-u nis letrat drejt Turqisë për Dritan Rexhepin
Gjykata e Posaçme nuk e ka zhvilluar gjyqin në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe të personave të tjerë të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.
SPAK ka bërë me dije se do t’i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.
Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxherin e resortit Olsi Turja.