“Trupin e copëtuan kafshët” Motra e viktimës : Zhdukej shpesh pa lënë gjurmë
Motra e Adnan Jaupit, viktima të cilit iu gjet trupi në Sarandë ka sjellë detaje mbi të vëllanë.
Koka u gjet në rrugë! Identifikohet viktima në Sarandë
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” ajo deklaroi se kishte një muaj që kishte humbur komunikimin me 53-vjeçarin. Nuk e kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij pasi ishte një veprim i përsëritur nga ana e viktimës.
“U copëtua nga kafshët e egra”! Vjen njoftimi i policisë për trupin në Sarandë
Sipas dëshmisë së motrës viktima I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas i kontaktonte. Motra sqaroi se ai nuk ishte bari por punonte ne një fermë në Sarandë, në Konispol. 56-vjeçari ishte beqar dhe merrej me kujdesin dhe kultivimin e ullinjve dhe portokalleve.