Sun, Nov 24, 2024

700 milionë Euro! Fillon puna për hekurudhën Durrës-Prishtinë

  • PublishedNovember 17, 2023

Pak ditë pasi u njoftua fituesi i tenderit për realizimin e projektit, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Liburn Aliu ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shkruar se tashmë ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Aliu shprehet se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.

“Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.

Më në fund merr jetë hekurudha Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi i projektit

AlbaniaWeb.net