Fri, Sep 27, 2024

Fundjava me acar -4 gradë! Fronti i ftohtë prek Shqipërinë

  • PublishedNovember 17, 2023

Inxhinierja e Mjedisit në IGJEUM, Anira Gjoni parashikon se këtë fundjavë do jetë tepër e ftohtë, ku temperaturat do ulen deri në -4 gradë në zonat malore. Shiu do jetë i pranishëm deri ditën e nesërme dhe do fillojë sërish ditën e martë.

“Pasditja e sotme do të vazhdojë me reshje në të gjithë territorin e vendit, do të jenë reshje të niveleve mesatare duke filluar që nga veriu deri në jug dhe ndërpriten ditën e nesërme.

Kemi një rënie të temperaturave, por rënia maksimale do të jetë të dielën në mëngjes, ku minimalet në zonat malore do zbresin -4 gradë dhe ato maksimalet do të regjistrojnë 7 gradë.

Në zonat e ulëta temperaturat do të zbresin deri në 3 gradë, aty ku përfshihet dhe Tirana dhe maksimalet shkojnë në 10 gradë dhe në bregdet temperaturat zbresin në 7 gradë minimalet dhe ato maksimalet në 13 gradë.

Në këtë fundjavë jemi nën ndikimin e një fronti të ftohtë, qendra e presionit të ulët që ndodhet në Slloveni, Itali dhe Zvicër dhe ky front i ftohtë na kap dhe ne, i cili shoqërohet me këto temperatura shumë të ulëta. Do të jenë vetëm për fundjavën, gjatë javës do të kemi, të martën do të kemi rikthimin e reshjeve të shiut.

Data nga 20 deri në 27 presim që të jetë më e ngrohtë dhe jo si kjo javë dhe e shoqëruar me reshje, ndërsa nga 27  deri në 4 dhjetor do të jenë temperaturat më të ulëta dhe do të jetë pa reshje”, tregon ekspertja e IGJEO, Anira Gjoni.

AlbaniaWeb.net