Fri, Nov 15, 2024

Gjykata e Posaçme konfirmon arrestin për Behar Bajrin

  • PublishedNovember 17, 2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë konfirmoi të premten më 17 nëntor masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 43-vjeçarit , i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale – si bashkëpunëtor i të dyshuarve të tjerë në çështjen e koduar “”.

Një dosje hetimore e ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare, bëri që , pronar hotelesh në Shkodër e në Tiranë, i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama si “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një të zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, të arrestohej si figurë kyçe e një grupi të krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje dhe porositje atentatesh si dhe për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten realizimin e ekstradimit nga Franca të një prej të dyshuarve si pjesë e këtij grupi kriminal, 43-vjeçarin Behar Bajri, nga Shkodra. “Shtetasi B.B. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetsin Gj.B.9N), më datë 09.08.2020, në SHkodër. Gjithashtu, dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendnndodhjen e kundërshtarëve, për të organizuar prita me qëllim vrasjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë ku shtohet se ka dyshime të bazuar në prova, se Bajri ka bërë të mundur lirimin para kohe nga burgu, kundrejt vlerave monetare të dhëna funksionarëve të drejtësisë.

Behar Bajri akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, vepra penale të kryera në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi pasditen e të premtes se gjyqtarja Atalanta Zeqiri, pasi zhvilloi seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të Behar Bajrit në prani të mbrojtësit të tij dhe pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj këtij të ndaluari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në fund të muajit korrik përfunduan në pranga dy zyrtarë policie, , ish-shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale dhe , ish-punonjës policie. Edhe prokurori i Kukësit,  u arrestua pasi të dhënat e hetimit zbuluan bashkëpunim të tij me Gjokën.

Në total, SPAK ka marrë autorizim nga gjykata për 15 arrestime, por vetëm gjashtë persona përfunduan në pranga dhe Bajri u ndalua së fundmi në Francë, ndërkohë që tetë të tjerë janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.