Acar dhe diell/ Keni plane për fundjavën? Mos dilni nga shtëpia pa lexuar motin
Shërbimi Meteorologjik parashikon që kjo fundjavë mbi vendin tonë pritet të jetë me mot të kthjellët por me temperatura të ulëta. Dita e shtunë pritet të ketë mot të vranët dhe reshje shiu deri në orët e para të mëngjesit por më pas do të mbizotëroj mot i kthjellët.
Ditën e dielë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 4-6 ballë.