“I vari ujkut mëlçitë në qafë“! Çfarë do të bëjë Rama me negociatorin Ilir Beqja?
Gjykata Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me koncesionin për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.
SPAK vendos detyrim paraqitje dhe i ndalon daljen jashtë vendit Ilir Beqjat
Në bazë të masës së sigurisë të vendosur, Beqajt do t’i duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Në njoftimin e GJKKO shkruhet se hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
E shpëtuan nga burgu, SPAK: Dy masa kundër Ilir Beqjat për “Sterilizimin”
Por Ilir Beqja aktualisht është drejtues i Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në varësi të kryeministrit.
Gjithashtu pak javë më parë Edi Rama i besoi edhe një tjetër post, pjesë e grupit negociator për negociatat me Bashkimin Europian. Pritet për t’u parë se çfarë do të vendosë Edi Rama tani që negociatorit i është bllokuar dalja jashtë vendit.
“I dashur Fra!…Hidhi një sy dhe na çoni haber…”/ Provat që fundosën Ilir Beqjan