Me kë do të përballet Shqipëria në “Euro2024”? Shorti dhe rivalët e kualifikuar
Shqipëria u kualifikua në “Euro2024” dhe të dielën e 2 Dhjetorit do të mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian. Në Hamburg do të hidhet shorti i grupeve.
Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 Qershorit.
Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Ishujve Faroe në Tiranë më 20 Nëntor. Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E.
Deri tani veç Gjermanisë pritëse dhe Shqipërisë sonë janë kualifikuar edhe Austria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Portugalia, Skocia, Sllovakia, Spanja dhe Turqia.
Tifozët Kuq e Zi në “qiellin e shtatë”: Tani do të pushtojmë tokën gjermane