Pritë dhe atentat në kthesë, vritet doktoresha, plumbat kapin edhe burrin
Një mjeke 67-vjeçare u vra në pritë me armë zjarri në Itali. Mediat italiane raportojnë se doktoresha ishte në detyrë roje mjekësore në spitalin Santa Cristina në Aspromonte, në Reggino. Ajo po kthehej me makinë pasi kishte përfunduar turnin, së bashku me bashkëshortin e saj 66-vjeçar Antonio Napoli, gjithashtu mjek, i cili mbeti i plagosur, shkruan TGCom.
Sipas hetimeve paraprake, dy persona të fshehur në tokën përreth qëlluan në drejtim të makinës pranë një kthese të fortë në rrugën që lidh Santa Cristina-n me Taurianova. Për pasojë gruaja ka mbetur e vdekur ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur në krah.