Ramadani festoi me bluzën me Adem Jasharin, inatosen serbët: Ky është skandal
Shqipëria është në “Euro2024”. Festa kuqezi ishte e madhe. Ylber Ramadani u shfaq para mediave me bluzë me foton e komandantit legjendar Adem Jashari. Mediat serbe e kanë quajtur këtë gjest skandaloz dhe të tmerrshëm.
“Futbollisti shqiptar, Ylber Ramadani ka festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian duke veshur një xhup me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari” shkruan “Kurir”.