Tefik Osmani zyrtarizohet tek klubi i Superiores
Tefik Osmani është zyrtarizuar si Drejtor Sportiv te Vllaznia. Pas aventurës disa vjeçare te Tirana, Osmani e ka parë të arsyeshme të kalojë te shkodranët.
“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe.
Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë” shkruan klubi.
Vllaznia synon që të arrijë në katër vendet e para në këtë sezon.