Tue, Nov 19, 2024

U pezulluan prej motit të keq, lundrimet Durrës-Bari rifillojnë këtë mbrëmje

  • PublishedNovember 18, 2023

Lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt portit të Barit dhe anasjelltas do të rifillojë këtë mbrëmje në 22:00.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq.

Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.

AlbaniaWeb.net