Ylli i “Katanës”: Shqiptari me plis po vjen
Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar për Evropianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024”.
Festa nisi në Moldavi dhe përfundoi në mesnatë në Tiranë. Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku ka një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë ata që i mbështetën.
“E din ata.
EURO2024, Shqiptari me plis po vjen!
Faleminderit çdo Shqiptari per perkrahjen e pa pershkrueshme” shkruan ai.