Tue, Mar 11, 2025

E bujshme! Partizani merr trajner kampionin e botës?

  • PublishedNovember 19, 2023

Partizani i surprizon të gjithë me trajnerin e ri. “Panorama Sport” shkruan se sot do të prezantohet kapiteni legjendar i Brazilit, Karlos Dunga, i cili është shpallur kampion bote në vitin 1994.

Dunga ka qenë edhe trajner i Brazilit në vitet 2014-2016. Gjithashtu ka drejtuar Sport Club Internacional në Brazil.

Sot në orën 13:00 ai pritet të prezantohet në stadiumin “Arena e Demave” nga presidenti Gazmend Demi si trajner i ri i të kuqve.