Wed, Mar 12, 2025

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së në Kosovë pa asnjë votë kundër

  • PublishedNovember 19, 2023

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e 10-të zgjedhor ku ai siguroi drejtimin e partisë më të vjetër edhe për katër vite.

333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tej partinë, pra nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, në këto zgjedhje të brendshme.

AlbaniaWeb.net