Rama: Mbi 8000 gra kryefamiljare do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale njoftimin se 8000 gra kryefamiljare do të përfitojnë nga buxheti i vitit 2024.
“Mbi 8000 gra kryefamiljare me 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale. Mbështesim qytetarët, familja e para” thuhet në një foto të publikuar nga kreu i qeverisë në prag të votimit në parim të projekt-buxhetit në Kuvendin e Shqipërisë.