Gjykata lë në fuqi dy masat shtrënguese kundër Ilir Beqajt
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në dalje nga gjykata nuk pranoi që të fliste gjatë për mediat dhe t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. “Jam në dispozicion të këtij procesi hetimor. Përtej rezervave, kam vendosur të mos e apeloj. Vazhdoj të besoj se çfarë kemi bërë ka qenë thelbësor. Në janar bëhet 8 vite që po hetohet, ndërkohë që në këto 8 vite operohet në kushte sterile” tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=NsD-1y3bcw0
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi” njofton gjykata.