Fri, Mar 28, 2025

I ati vdiq duke luftuar serbët, djemtë nuk e lënë pas ndeshjen sot

  • PublishedNovember 20, 2023

Sonte në stadiumin “Air Albania” luhet takimi i fundit, ndaj Ishujve Faroe, në orën 20:45.

Në këtë sfidë, do të jenë të pranishëm edhe djemtë e heroit, Afrim Bunjaku, polici i Kosovës i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.

“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga Tifozat Kuq e Zi!

AlbaniaWeb.net