Sat, Mar 15, 2025

Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr

  • PublishedNovember 20, 2023

Jemi të parët dhe në “Euro2024”. Trajneri Sylvinho pas barazimit 0-0 me Ishujt Faroe u shpreh se po jetojnë një ëndërr pas kualifikimit të Shqipërisë dhe renditjen në vendin e parë në grup.

“Është diçka e bukur që Shqipëria rritet, kemi qenë në një grup shumë të vështirë, por është shumë e bukur, po jetojmë një ëndërr.

Jemi të parët! Kombëtarja “dehet” nga festa

Kemi një skuadër që ka pothuajse 6 ndeshje që nuk humbet, del e para e grupit, nuk pëson gola, është meritë e të gjithëve atyre që kanë punuar”.

Tekniku brazilian ka vlerësuar të gjithë futbollistët për arritjen.

“Ylli i vërtetë është skuadra, skuadra është ajo që ka bërë këtë arritje deri tani”.

Le të fillojë festa! Yjet në fushë, stadiumi “ngrihet në këmbë”