Rama “merr” çunat e kombëtares në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama pas festës së organizuar për nder të Kombëtares dhe suksesin e kualifikimit në finalet e Evropianit të vitit të ardhshëm në Gjermani, ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij heronjtë e ëndrrës kuqezi. Të shoqëruar nga trajneri brazilian Silvinjo kuqezinjtë u futën në Kryeministri ku morën përgëzimet e shefit të qeverisë.