Wed, Mar 12, 2025

Shqipëria ka një kampion të ri bote

  • PublishedNovember 21, 2023

Ertjan Kofsha kthehet me medalje nga kampionati i të rinjve që u zhvillua në Meksikë. Peshëngritësi shqiptar 18 vjeç ka arritur të fitojë medalje ari në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshave 89 kg duke ngritur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.

Për sa i përket stilit të shtytjes, dështoi dy provat e para me 186 kg, rezultat të cilin e realizoi me sukses në provën e tretë, duke u renditur në vend të gjashtë. Ndërkohë me 345 kg në total, Kofsha u klasifikua në vend të katërt në dygarësh.

AlbaniaWeb.net