Autobusi me fëmijë përplaset “kokë më kokë” me makinën! Ka shumë të plagosur
14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc të Istogut.
12 nga të lënduarit janë nxënës, dhe dy të tjerë janë shoferët, njëri i minibusit dhe tjetri i një automjeti të përfshirë në aksident.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi dha detaje për aksidentin.
“Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, tha Gashi.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, theksoi ai.