Sat, Nov 30, 2024

E plagos dhe e lë në parking, qytetari në gjendje kritike për jetën

  • PublishedNovember 23, 2023

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e tentativës për vrasje.

Sipas mediave italiane shqiptari ka sulmuar me thikë një 50-vjeçar kalabrez. Përplasja ka ndodhur në Reggio Emilia ku banonin të dy qytetarët. Sulmi ndodhi pasditen e së martës por motivi nuk është ende i qartë.

50-vjeçari kalabrez ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas ngjarjes kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë për një të plagosur me thikë në një parking në zonën e Foro Boario.

42-vjeçari shqiptari ishte me precedent të mëparshëm penal.

AlbaniaWeb.net