Sat, Nov 30, 2024

Olsi Rama kritika të ashpra FSHF-së, nuk u mbajt serioziteti

  • PublishedNovember 23, 2023

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama tha për MCN se sfida nuk duhet të luhej në këtë stadium dhe duhet të vijohej me javën pasardhëse. Ky reagim vjen pas vdekjes së futbollistit Dwamena.

“Dua të kujtoj me respekt Dwamenan për atë që i dha futbollit shqiptar. Ishte një ndeshje që nuk duhet të luhej këtu. Në asnjë kampioant ku futbolli respektohet, ndeshjet që anullohen nuk luhen menjëherë, por duhet luajtur java tjetër sipas protokollit. Duhet të luanim ndeshjen e javës s 14-të pastaj këtë ndeshje. Kishim limitime në ndërrime pasi kishim dëmtime. Luanim me emergjencë dhe përfunduam me 9 lojtar”, tha ai.