Sat, Nov 30, 2024

Thierry dhe Gabriel kujtojnë Hueyda-n në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta

  • PublishedNovember 23, 2023

Duket sikur ka ndodhur dje, por jo, kanë kaluar plot dy vite prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Hueyda el Saied.

Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

Në këtë ditë të vështirë për të, Thierry e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e saj më të bukura artistike, por edhe familjare.

Nën ritmet e “Interstellar” nga kompozitori i njohur gjerman Hans Zimmer, ata kanë zgjedhur të rikujtojnë të shtrenjtën e tyre e cila i dha aq shumë skenës këtu në Tokë, kurse tani vazhdon të kërcejë në qiell me engjëjt dhe yjet.