Greqia do të bllokojë Shqipërinë? Rama: Po pastaj?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të flasë tani për një veto të mundshme që mund të vendosë Greqia për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të cështjes së arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
“Edhe mundet. Po pastaj? Po pastaj? Nëse kjo do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Por unë nuk kam përse të bëj përapra një koment për diçka që nuk ka ndodhur.
Por e kam thënë që do të ishte jo serioze, që Shqipëria që njihet botërisht si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm, që është kthyer në një vend që nuk mungon në asnjë nga top listat e destinacioneve turistike.
Por qoftë edhe nga opinionet e raporteve ndërkombëtare, të bllokohet për një cështje që nuk është fare e BE-së, integrimit apo kornizës negociuese të Shqipërisë me BE-në, por edhe në aspektin bilateral është minore. Po tani….jetojmë në një botë ku secili ka të vetat” tha Rama.