Sat, Nov 30, 2024

Athina: 3 kërkesa për Belerin, në të kundërt nuk pranojmë anëtarsimin e Shqipërisë

  • PublishedNovember 30, 2023

Gazeta greke Kathimerinika publikuar sot një shkrim ku bënë të qartë se çfarë kërkon Greqia në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) dje u vu si kusht plotësimi i tre kushteve në çështjen Beleri, në mënyrë që Greqia të pranojë hapat e ardhshëm të anëtarësimit të Shqipërisë.

Pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Heimarrës, Fredi Beleri, të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.

Në letër theksohet gjithashtu se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të pjesëtarëve të pakicës etnike greke”. Letra jep një historik të shkurtër të çështjes dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, z. Beleri kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar. Në fakt, theksohet se me gjithë cenimin e kandidaturës së tij, zoti Beleri ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit.

AlbaniaWeb.net