KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinorë ndaj gjyqtarit Markelian Koça
Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të enjten që t’i hapë rrugë një procedimi disiplinorë të nisur në vitin 2013 ndaj gjyqtarit Markelian Koça. Siç u relatua në seancë e KLGJ, procedimi i kërkuar nga ministri i kohës ishte pezulluar me një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi çështja për të cilin ishte referuar gjyqtari ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë.
Pezullimi i hetimeve për këtë procedim ka qenë në fuqi për mbi 10 vjet, por me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shfuqizojë pezullimin e vendosur nga ish-KLD.
Sipas relatimit në seancë u tha se tashmë nuk kishte arsye për mosfillimin e procedimit disiplinorë.
Vendimi i ish-KLD-së i vitit 2013 sqaron se ndaj Koçës dhe dy gjyqtarëve të tjerë ishte nisur procedim për çështjet gjyqësore me objekt “Kundërshtim veprimesh përmbarimore, sigurim padie”, me palë të tretë Bankat e Nivelit të Dytë”.