Lavrov: OSBE u shkatërrua kur NATO bombardoi Serbinë dhe morën Kosovën
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov në fjalimin e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së. Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.
“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive, por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE-ja është bërë vegël e BE-së”, tha ai.
Bullgaria “mbylli” qiellin, si arriti Lavrov në Shkup, bojkoton Ukraina
“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së.
Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum”, theksoi Lavrov.
“Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta”, tha ministri rus.
Pjesëmarrja e Rusisë në samitin e OSBE ka shkaktuar debate e reagime të shumta me disa që pretendojnë se ajo po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër luftës të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie e kanë bojkotuar samitin.