Tritan Shehu: Lavrov akuzoi NATO-n për ndërhyrjen ndaj Serbisë, Hasani nuk foli
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvilluan sot punimet e samiti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Pjesëmarrës në këto punime ishin përfaqësues të lartë të diplomacisë ndërkombëtare dhe ministra të jashtëm.
Surprizuese u konsiderua prania e ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov i cili në një pjesë të fjalës së tij në samit u shpreh se:
“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së,” duke nënkuptuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë.
Lidhur me këtë moment të samitit ka reaguar në rrjetet sociale deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i cili kritikon, sipas tij, mos reagimin e ministrit të brenshëm të vendit tonë, Igli Hasanit, ndaj kësaj deklarate të Lavrov.
“Gafe e rende politike e pa përgjegjshmërie kjo, ne Samitin e OSBE, Shkup, e Ministrit tone te Jashtëm!
Edhe kur Lavrov akuzonte nderhyrjen e NATO ne Kosove e Pavaresine e saj, si shkakun e “shkatërrimit” te OSBE, Ministri i ynë nuk lëvizi nga vendi i tij.
Ai i pari duhej te largohej ne shenje proteste!
Dhe këtë duhej ta bënte publike me një prononcim te qarte.
Ndërsa akoma vazhdon te heshte….
Ndërkaq Ministra si i Polonise, Çekisë, Rumanisë, Bullgarisë etj u larguan nga salla.
Publikisht kjo!
Blinken, Borrell, ministrat e vendeve Balltike, Greqisë, Britanisë, Ukrainës etj e “lane bosh” qe herët ate Samit, sepse merrte pjese Lavrov.
Ndërsa Ministri i ynë i dëgjonte aty brenda akuzat per çlirimin e Kosovës!
Dhe deri me tashti nuk ka bere asnjë prononcim!
Ai nuk mund te heshte me tej, i duhet te skjaroje pozicionin e tij e te Qeverise përballë kësaj gafe te rende!
Ne fakt duhej te jepte dorëheqjen,” ka shkruar Shehu.