Sat, Nov 30, 2024

U “dëbua” nga Kosova, Dukagjin Lipa bëhet investitor strategjik në Lushnje

  • PublishedNovember 30, 2023

Albin Kurti nuk pranoi t’i jepte tokë babait të Dua Lipës, Dukagjinit, të cilit iu prishën edhe planet për “Sunny Hill”, por gjeti mbështetje për planet e tij në botën e biznesit nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Rama, që ka shpallur investitorë strategjikë plot persona që vijnë nga bota e krimit, apo familjarë të deputetëve, duke rrëmbyer edhe pronat e shtetit, ka vendosur të shpallë investitor në Shqipëri edhe babain e Duas!

Më saktë, Dukagjin Lipa po pushton zonën e Fierit dhe Lushnjes, ku po ndërton parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 Mega.

Me çmimin 1 euro metri, investimi e tejkalon vlerën e pronës. Kështu që siç e njeh ligji, ai bëhet automatikisht dhe pronar i tokës, duke u kthyer në “beun” e Myzeqesë.

Ky është një ‘borxh’ që Rama e Veliaj i kanë larë Dukagjin Lipës, për fushatën e madhe që vetë ai dhe vajza e tij, Dua, i kanë bërë Ramës dhe Lali Euros, si dhe për ardhjet e tyre të shpeshta në Shqipëri, prej të cilave të gjithë kishin fitime personale.

Investitorët strategjikë duhet të mbështesin qeverinë në çdolloj forme, ndërsa prona shtetërore rrëmbehet dhe transparenca e tyre mungon!