Urimi i Eni Koçit për djalin e partnerit tregon shumë për raportin e tyre!
Çiljeta, Zaimina dhe së fundmi Eni Koçi kanë treguar se gëzojnë një marrëdhënie shumë të shëndetshme me fëmijët e partnerëve të tyre nga lidhje të mëparshme.
Së fundmi Eni është shfaqur me djalin e Genc Prelvukajt, Gjinin. Me një video të shkurtër në Instagram ajo e ka uruar atë për 18-vjetorin e lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen për djalin me të mirë qe ka familja Prelvukaj” ka shkruar këngëtarja krahas postimit në Instastory.
Nga dedikimi dhe videoja duket se Eni dhe Gjini kanë një marrëdhënie shumë miqësore me njëri-tjetrin.