Wed, Nov 20, 2024

Blero tregon vështirësitë që ka kaluar, për t’u futur në tregun muzikor

  • PublishedDecember 1, 2023

Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Blero ka treguar për vuajtjet dhe vështirësitë që ka kaluar kur është kthyer nga Suedia.

Blero tregon që kthimi nga Suedia dhe hyrja në tregun muzikor të Kosovës ka qenë një ndër më të vështirët sepse të gjithë konkurrentët e tij dëshiron që ta largonin.

“Të vish nga Suedia, ai tipi që kam qenë atëherë, e të depërtoj në tregun e Kosovës a e dini sa e vështirë ka qenë për mua, domethënë kur kam hyrë të gjithë kanë dashur të më zhdukin, por kam luftuar fort, unë nuk dorëzohem kurrë.”

Këngëtari tregon që pas vështirësive që ai ka kaluar në jetë, sfida në shtëpinë e “Big Brother” është diçka shumë e vogël për të.

“Kjo për mua është e lehtë, kur jam futur në fillim në tregun e muzikës në atë kohë ka qenë shumë e vështirë, por unë ja dola sepse kisha qëllimin që më shtynte.”

Ndërkohë Ganiu e ngacmon duke i thënë që shijoje edhe këtë ditë të fundit sepse do dalësh shumë shpejt nga shtëpia.

“A po i shijon ditët e fundit? Bën mirë t’i shijosh.”