Sat, Nov 30, 2024

Çaji Shëndetësor nga Anasoni i Shkodrës dhe Glikanxo e Korçës

  • PublishedDecember 1, 2023

Glikanxo është një bimë që rritet në zonat mesdhetare dhe ato të Shqipërisë.

Ajo i përket të njëjtës familje botanike si kopra. Në Shkodër e quajnë Anason, ndërsa në Korçë e thërrasin Glikanxo.

Glikanxo njihet me emrin botanik pimpinella anisum, por nuk duhet të ngatërrohet me anisën, erëzën kineze me tetë cepa.

Shija e farave të glikanxos ka nuancën e mentes dhe jamballit dhe ka veti unike shëndetësore.

Glikanxoja përdoret për t’i dhënë shije Jagermeister në Gjermani, Sambukës në Itali, Uzos në Greqi, Absinthit në Francë dhe shumë pijeve tradicionale në vende të ndryshme të botës.

Glikanxoja përdoret edhe në gatimin e kekut, bukës, biskotave, bonboneve, çajrave, dhe gatimeve të ndryshme siç është çomleku.

Vlerat mahnitëse shëndetësore të glikanxos

Vaji i farave të këtyre erëzave është përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve sepse ndihmon stomakun.

Ai ka efekt qetësues, përmirëson tretjen, lufton spazmat, ka efekt stimulues dhe nxit djersitjen.

Farat janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të vitaminës B, sidomos B6 e cila rrit nivelet neurokimike në tru.

Këto erëza përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme antioksidantësh dhe vitaminës C dhe A dhe përdoren si fara në sallata.

Farat pikante janë burim i rëndësishëm i mineraleve si kalciumi, hekuri, bakri, kaliumi, mangani, zinku dhe magnezi.

Kaliumi është një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore që mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Çaji Unik i Farave të Glikanxos

Çaji i përgatitur nga farat e glikanxos duhet të konsumohet pas çdo vakti për të ndihmuar me simptomat e tretjes problematike siç janë fryrjet, dhimbjet e barkut, konstipacioni etj.

Ky çaj aktivizon enzimat e metabolizmit. Ai mund të përdoret edhe nga fëmijët për t’i qetësuar nga dhimbjet e barkut.

Pankreasi është një organ i rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll insulinën dhe disa hormone të caktuara. Anasoni e ndihmon anasonin të kryejë detyrën e vet.

Vaji esencial i glikanxos në veçanti lufton infeksionet dhe mykun dhe disa probleme të zakonta me lëkurën siç janë infeksionet mykotike.

Çaji i glikanxos ka efekt qetësues dhe ndihmon njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjumit.

Këshilla nga AgroWeb.org

Ju rekomandojmë të përdorni recetën tonë të preferuar të vjeshtës.

Merrni disa gjethe nenexhik ose mentje. Shtoni një shkop të vogël kanelle dhe një lugë çaji me fara glikanxo. Shtoni një copë limoni, ujë të nxehtë dhe një lugë mjaltë.

Kjo pije do t’ju ngrohë shëndetin. Do t’ju ndihmojë me tretjen dhe do t’ju ofrojë qetësim nga simptomat e ftohjeve dhe gripit./AgroWeb.org