Futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në ligat europiane
Futbollistët e Kombëtares shqiptare dhuruan paraqitje dinjitoze në arenën europiane.
Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, Ernest Muçin, Redon Xhixhën dhe Qazim Laçin, të cilët rezultuan protagonist për skuadrat e tyre.
Kapiteni i kombëtares tregohet gjithnjë e më shumë lider tek Atalanta.
Në ndeshjen e luajtur kundër Sportingut të Lisbonës Gjimshiti realizoj 43 pasime të sakta nga 44 të tentuara në total, gjithashtu 3 ndërhyrje pa faull dhe 6 duele të fituara me sulmuesit kundërshtarë.
Mbrojtësi u vlerësuar me notën 6.9 nga “Sofa Score”.
Ernest Muçi padyshim tregoj dhe njëherë vlerat e tij, i cili arriti të realizonte ndaj Aston Villa-s, në Conference League.
Sulmuesi shqiptar shënoj golin e vetëm për të tijët në humbjen e pësuar 2-1 kundër anglezëve.
Muçi luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7 nga “Sofa Score”
Redon Xhixha, ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit, dha kontributin e tij për afro 30 minuta në përballjen që skuadra e tij Karabak zhvilloi ndaj Moldes, sfidë kjo që përfundoi me shifrat 2-2.
Xhixha i fitoi të gjitha duelet ajrore me kundërshtarët si dhe regjistroi 57 % të pasimeve të sakta. Në fund, sulmuesi nga Fushë-Kruja u vlerësua me notën 6.5 nga “Sofa Score”.
Qazim Laçi ka marrë vlerësimin më të lartë ndër katër futbollistët.
Mesfushori është vlerësuar me notën 7.2 në duelin ndaj Betisit ku skuadra e tij Sparta e Pragës, fitoi me rezultatin 1-0.