Sat, Nov 30, 2024

Kamera në vend, do dalin autorët/ Vrasja e Liridonës, krim i paprecedent

  • PublishedDecember 1, 2023

Avokati Gazmend Halilaj, i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ka folur për vrasjen e Liridona Murselit duke e cilësuar si një krim të paprecedentë dhe se policia dhe prokuroria duhet ta zbardhin ngjarjen.

“Është rast tronditës, pasi në 2023 veprohet kështu ndaj një gruaje, ndaj një viktime krejtësisht të pafajshme. Një lajm tronditës që na ka shokuar të gjithëve. Shpresoj që Prokuroria dhe policia të bëjnë të pamundurën që të zbardhin detajet.”

Avokati Halilaj u shpreh se policia nuk ka ende një pistë konkrete.

“Grabitësit kanë pasur si qëllim që të marrim aq sa munden. Çdo ambient ka kamera sigurie sot dhe më pas shkon drejt autorëve. Kam besim se do të zbulohet ngjarja.”